Enca Haxhia është një këngëtare mjaft e talentuar dhe e pëlqyer nga publiku jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë kufijve. Ajo ka korrur suksese të shumta në muzikë dhe shumë nga këngët e saj janë kthyer në hit.

Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Arabisë për të bërë disa ditë pushime nga ku nxori një video në rrjetet sociale duke kënduar një këngë arabe. Në mbishkrimin e kësaj video, ajo i kërkon fansave të saj arabë t’i mësojë si të flasë arabisht.

“Ku i kam fansat arab, më mësoni arabisht”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e videos.

Disa kohë më parë, Enca ka zbuluar se ka marrë një çmim nga Youtube sepse ka arritur 1 milion ndjekësa në kanalin e saj. Ajo është shprehur shumë e lumtur për këtë çmim dhe premton se e ardhmja e saj do jetë akoma më e ndritur.

“Dikur gocë e vogël me ëndrra të mëdha, sot gocë e madhe me 1 milion ndjekës. Faleminderit që më bëtë artisten femër shqiptare më të ndjekur. Pafund dashuri dhe mirënjohje për të gjithë fansat, bashkëpunëtore dhe kolegë ndër vite. Ne kemi bërë histori së bashku”, ka shkruar Enca. /tvklan.al