electionSeparatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë zhvilluar sot zgjedhjet në republikat e vetëshpallura.

Zgjedhjet u zhvilluan në të ashtuquajturat Republika Popullore të Donjeckut dhe Luhanskut.

Pro-rusët synojnë formimin e një lidershipi rajonal, të pavarur nga politika e Kievit.

Procesi është njohur nga Moska, por jo nga Perëndimi.

Ndërsa Kievi tha se do të nisë një proces penal për këto zgjedhje.

Të regjistruar për të votuar janë mbi 3 milionë persona.

2 milionë prej tyre ndodhen brenda zonave të kontrolluara nga rebelët në këto rajone.

Votimi u zhvillua online për banorët, që janë larguar jashtë vendit.

Tv Klan