Federata Shqiptare e Futbollit, prej dy sezonesh aplikon skemën “Final Four” në Shqipëri, për shpalljen e skuadrës kampione në elitë.
Kjo skemë në të ardhmen mund të aplikohet edhe në një nga kampionatet kryesore në Evropë, siç është Ligue 1.
Sipas asaj që raportohet nga “L’Equipe”, Federata Franceze e Futbollit po shqyrton mundësinë e futjes së skemës “Final Four”, për përcaktimin e kampionit.
Dominimi i PSG-së, ka bërë që në Francë të mendojnë alternativa të reja, për ta bërë kampionatin më tërheqës.
Në Federatën Franceze, është ngritur një grup pune dhe po shqyrtohet mundësia e futjes së “Final Four”.
Në Francë skema e “Final Four” nuk është e panjohur, pasi ajo aplikohet në futbollin e vajzave aty.
/tvklan.al