Gara për “Final Four” në elitën e futbollit shqiptar, vazhdon të jetë e fortë edhe pas ndeshjeve të javës së 34-t.

Pas humbjes në derbi, Partizani u rikthye të fitorja, pasi mposhti minimalisht kryesuesit e Egnatias. Ashtu si në Kupë, të kuqtë iu falën një goli të shënuar nga Albers Keko me penallti.

Me këtë sukses, Partizani ruan vendin e katërt, ku ndodhet me 50 pikë, 1 pikë më shumë se Elbasani i vendit të pestë. Verdheblutë bënë detyrën ndaj Bylisit në shtëpi, duke fituar me të njëjtin rezultat.

Në takimin tjetër, Vllaznia triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Dinamos në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët rrëmbejnë vendin e dytë me 55 pikë, po aq sa edhe Dinamo e vendit të tretë.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al