Real dhe Atletico do të përballen të dielën

Finalja  Superkupës së Spanjës do të jetë e gjitha madrilene. Real dhe Atletico do të përballen të dielën në Arabinë Saudite.

Ky duel u vendos pas gjysmëfinales së dytë mes Atletico dhe Barcelona i zhvilluar të enjten dhe që përfundoi me rezultatin 3 – 2.

Një sfidë plot emocione ku tifozët mbështetën Messi dhe fërshëllyen lojtarët madrilenë, por nuk u shfrytëzua nga katalanasit.

Në këtë takim të dy ekipet e shijuan avantazhin, por në fund ishte Atletico që fitoi përballjen edhe falë pritjeve të Oblak, shpëtimtar në disa raste. Një kthim te suksesi për Atletico Madrid ndaj Barcelonës që nuk e arrinte prej thuajse 4 vitesh.

Nga ana tjetër Real kaloi në finale me suksesin 3 – 1 të arritur ndaj Valencia të mërkurën.

Tv Klan