Erzeni dhe Partizani janë fituesit e Kupës së Shqipërisë në volejboll. Finalet e zhvilluara të dielën në sallën “Feti Borova” vendosën këtë trofe.

Erzeni për meshkuj mundi Partizanin me rezultatin 3 – 0 me sete. Një zotërim i ekipit nga Shijaku ashtu si në kampionat. Partizani për femra triumfoi 3 – 1 me sete në finalen me Mirditën.

Një sukses i skuadrës kryeqytetase që konfirmohet sërish fitues i kupës.

Tv Klan