Finalja e këtij Botërori do të jetë Francë – Kroaci. Skuadra ballkanase bëri mrekullinë, duke eliminuar një pretendente si Anglia. Fitorja 2 – 1 e arritur të mërkurën në Moskë u vendos vetëm pas pjesëve shtesë.

Hera e parë për Kroacinë e drejtuar nga Zlatko Daliç që mbërrin në finalen e Kupës së Botës. Anglezët shënuan të parët me Trippier.

Mbrojtësi realizoi vetëm pas 5 minutash lojë. Kroatët edhe pse treguan një lojë kërkuese u shfaqën më zotërues gjatë pjesës së dytë. Perisiç barazoi në të 68’ dhe minutat e mbetura pavarësisht mundësive të tjera nuk sollën gola. Kroacia nuk e uli ritmin duke kërkuar përmbysjen në pjesën shtesë.

Atë e arriti me Mandzukiç në fillimin e shtesës së dytë. Kroacia do të presë të dielën për të luajtur finalen me Francën po në këtë stadium, në “Luzhniki” të Moskës. Anglia do të përballet me Belgjikën për vendin e tretë të shtunën Shën Peterburg.

Tv Klan