UEFA vendos ta largojë nga Stambolli përballjen Man City – Chelsea

Finalja e Champions League mes Manchester City e Chelsea do të luhet më 29 Maj në Lisbonë. Ky është vendimi i bërë tashmë zyrtar nga UEFA pasi në Stamboll nuk mund të luhet për shkak të masave anti-Covid, pasi Turqia është në listën e kuqe të Britanisë së madhe që nuk do lejon tifozët të udhëtojnë.

UEFA mori sigurinë se në stadiumin “Do Drago” të Porto do të lejohen 12 mijë shikues nga të dy skuadrat, pasi ka nisur kthimin e spektatorëve në tribuna.

Në javët e kaluara ishte menduar që finalja të spostohej në stadiumin “Ëembley” të Londrës, duke parë që është një derbi anglez, por UEFA nuk mori garancinë e duhur nga qeveria britanike.

Edhe sezonin e kaluar ndeshjet e fundit të Champions League përfshi finalen u zhvilluan në Portugali, por pa publik.

Tv Klan