Interi dhe PSG-ja do të përballen në finalen e Chaampions League, e cila është planifikuar të zhvillohet më 31 Maj në Mynih.
Me tre javë të mbetura deri në përballjen që do të vendosë mbretëreshën e re të Evropës, dy klubet kanë vendosur se cilën fanellë do të veshin për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Interi ka zgjedhur fanellën e tretë, me ngjyrën e verdhë për këtë finale, ndryshe nga finalja e dy viteve më parë, kur luajtën me fanellën e parë.
Portieri Sommer do të mbajë fanellën me ngjyrën portokalli, të cilën e kishte edhe ndaj Barcelonës në gjysmëfinale.
Sa i përket PSG-së, francezët do të zbresin në fushë me fanellën e tyre të parë, e cila ka ngjyrën blu me të kuqe në pjesën e përparme dhe me të bardhë në pjesën e pasme.
Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma do të veshë fanellën jeshile. /tvklan.al