Real Madridi është fitues i Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/2024. “Galaktikët” mundën Borusia Dortmund me rezultatin 2-0.

Los Blankos fituan titullin e 15 në histori, duke thelluar rekordin e tyre në kompeticion. Sukses edhe për Carlo Ancelotin, që shkon në 5 Champions të fituar.

Në pjesën e parë ishin verdhezinjtë që dominuan. Gjermanët bënë gjithçka mirë, me përjashtin që të shënonin gol.

Ekipi i Terziç pati raste të mira për të shënuar. Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm. Verdhezinjtë kërcënuan, por “los blankos” gjetën golin me Karvahal në minutën e 74’.

9 minuta më pas festoi Vinicius. Deri në fund madrilenët menaxhuan rezultatin. Në “Wembley” festa është “galaktikë”.



-Madrilenët kanë shënuar golin e dytë brenda pak minutash. Vinicius Junior shënoi në minutën e 83′. Rezultati, 2 me 0 ndaj Dortmund.

-Real Madrid ka kaluar në avantazh në minutën 71’ përmes Daniel Carvajal. 1 me 0 për galaktikët.


Me rrjeta të paprekura është mbyllur pjesa e parë e finales së Champions League, Dortmund – Real Madrid.

45 minutat e para ishin plot emocione ku nuk munguan dhe koreografitë nga tifozët.

Përqindja e topit ishte në favor të galaktikëve 37% me 63%, megjithatë këta të fundit shpëtuan për mrekulli nga goditja e Fullkrug të Dortmund, pasi topi u ndal nga shtylla.

/tvklan.al