Fatjon Kodra intervistë në Klan News

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të jetë prezent para, gjatë dhe pas finales së Conference League që do të luhet më 25 Maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Këtë e konfirmoi zëdhënësi për shtyp i Federatës Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra në një intervistë në studion e lajmeve në Klan News. Zyrtari i FSHF pohoi se ky aktivitet do të shoqërohet edhe nën ritmet e muzikës së dixhejve të njohur.

“Sigurisht Ceferin për mendimin tim është figura më e lartë që do vijë në Ttiranë atë ditë, ai do  dorëzozjë trofeun. Do vijnë drejtues të lartë, do ketë shumë të ftuar, qoftë nga bota e politikës, qoftë në Shqipëri, do jenë të ftuar edhe te darka gala. Do ketë legjenda edhe të futbollit italian  e irlandez”.

FSHF po punon ngushtë me Policinë e Shtetit për të shmangur përplasjes fizike mes dy tifozerive që parashikohet të jenë mbi 80 mijë në vendin tonë.

“E para mendoj unë është imazhi që do fitojë Shqipëria, Tirana do jetë të paktën për një ditë qendra e Europës. Do vijnë televizione shumë të njohura, do transmetohet në 170  vende të botës, interesi ëështë shumë i lartë. Sigurisht përfitimet financiare do jenë shumë të mëdha sepse 80 mijë tifozë nëse harxhojnë 1500 Euro, shifra është shumë e madhe”. Finalja e Conference League pritet të ndikojë pozitivisht në turizmin shqiptar, teksa përfitimet prej saj llogariten të jenë mbi 1.5 milionë Euro.

Klan News