Përmes një ceremonie të mbajtur në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi angazhimin e çdo strukture shtetërore dhe qytetari për mbarëvajtjen e finales së Conference League, mbajtur në 25 Maj. Veliaj shpërndau për ta edhe certifikatën e mirënjohjes së qytetit.

Disa njerëz nuk e dinë që këtu është gjurmuar çdo thikë, që është blerë nga një huligan në një supermarket, çdo kontakt me një rrugaç lokal, apo me një person problematik. 90% e punës ishte parandalimi”.

Për kreun e Policisë së Shtetit, suksesi i mbarëvajtjes i dedikohet koordinimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve. 

Policia e Shtetit ka synimin që të jetë gjithmonë sa më pranë qytetarëve, me qëllim për krijuar një ambient sa më sigurt, ashtu siç paraqitëm dhe sjelljen e Policisë së Shtetit sa profesionale, ashtu dhe qytetare dhe evropiane”.

“Ndërgjegjësimi institucional është edhe kjo një nga vetitë e këtyre viteve të fundit, e këtyre kohëve të fundit dhe e personelit tonë”.

Më tej kryebashkiaku Veliaj, mori pjesë edhe në ceremoninë hapëse të edicionit te 100 të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes, qe do të mbahet gjithashtu në kryeqytetin shqiptar. Mbi 600 sportistë e delegacione nga 39 vende të botes, do të garojnë në disiplina të ndryshme në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Tv Klan