Përfundoi me sukses nata e fundit e edicionit të 5, të Dance With Me Albania. Një episod i mbushur me emocione, me performanca të spikatura dhe surpriza e të ftuar jashtë skemës, se çdo natë tradicionale!

Nata filloi me surprizën e parë. 3 nga fëmijët e talentuar të Peter Pan zëvendësuan jurinë e spektaklit! Gjatë mbrëmjes Valbona Selimllari, Kledi Kadiu, Robert Aliaj do të komentonin në skuadër sëbashku me fëmijët. E ftuara speciale e mbrëmjes, prezantuesja historike e Mediaset dhe Rai, Paola Perego, në një intervistë origjinale foli edhe shqip.

Spontane në një vals të improvizuar me Kledi Kadiun, prezantuesja italiane shijoi magjinë e skenës së kërcimit në Tv Klan. Monologu i prezantueses Alketa Vejsiu emocionoi publikun me një mesazh për të rinjtë dhe ëndrrat. Ndërsa numri special i trupës së baletit do të sillte ritmet latine të sambës, në një peformancë dinamike.

Albi Nako realizoi plot 530 koreografi në këto 5 edicione të Dansit! Fitues u shpallën Eni Dhe Genci me gëzimin e të cilëve u mbyll nata finale e këtij spektakli!

Në një episod special, në vigjilje të Krishtlindjeve, Dance With Me do të rikthehet të hënës tjetër në 24 Dhjetor me Christmas Night. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu përfunduan edicionin e 5 të Dance With Me një nga prodhimet më të suksesshme të Tv Klan, për t’u rikthyer në Shtator 2019.

Tv Klan