Më shumë se 5000 tifozë të infektuar

Mes 67,000 spektatorëve në Wembley në finalen e Europianit, më shumë se 5000 prej tyre u infektuan me Covid-19. Një numër që duket i vogël, por që është shumë i lartë në krahasim më ngjarje të tjera sportive që kanë tërhequr më shumë persona.

Çmimi i madh i Silverstone në Formula 1 në muajin Korrik rezultoi më 585 infektime, teksa në këtë event morën pjesë 350 mijë persona. Pak a shumë e njëjta ndodhi edhe me turneun e tenisit Wimbledon ku u numëruan 300 mijë spektatorë në 15 ditët e tij. Rezultati: 881 raste me Covid-19.   

Të dhënat për të tre këto evente janë marrë nga organizmat e shëndetit publik në Angli.

Por si shpjegohet që në finalen e EURO 2020 pati kaq shmë infektime në raport me numrin e pjesëmarrësve?

Sipas autoriteteve shëndetësore në Angli, e gjithë kjo u shkaktua për shkak të euforisë së një ndeshjeje të tillë që ndoshta ndodh një herë në jetë. Askush nuk u kujdes që të respektonte kufizimet, aq më tepër anglezët që panë ekipin e tyre edhe një herë në finale pas 55 vitesh.

Të gjithë i kanë mirëpritur këto evente të mëdha dhe rikthimin e publikut në arenat sportive, por bëhet apel që të gjithë të drejtohen në qendrat e vaksinimit për të shmangur infektimet të mëtejshme.

Tv Klan