Hera e pestë mes skuadrave spanjolle dhe angleze

Villarreal do të luajë finalen e parë kontinentale në historinë e klubit duke u përballur me Manchester United më 26 maj për trofeun e Europa League. Skuadra spanjolle kaloi më tej pas disa tentativave ndër vite, duke larguar nga gara Arsenal. Ndeshja e kthimit në Londër u mbyll pa gola, por të parën Villarreal e kishte fituar me rezultatin 2-1.

Topçinjtë rrezikuan disa herë portën kundërshtare, por duke goditur shtyllat. Në anën tjetër Manchester United edhe pse humbi 3-2 në fushën e Roma shkoi në finale falë suksesit 6-2 të përballjes së zhvilluar javën e kaluar në “Old Trafford”.

United ka triumfuar në 2017 në këtë turne. Kjo është hera e pestë që zhvillohet një finale e Europa League mes skuadrave spanjolle dhe ato angleze.

Tv Klan