Luanesha Arya zgjedh Anglinë si fituese ndaj kombëtares së Gjermanisë

Sfidat e futbollit nuk kanë favoritë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një finale. E tillë është edhe ajo e kampionatit Europian për femra, që do të diskutohet mes kombëtares angleze dhe asaj gjermane.

Siç është bërë rutinë tashmë, edhe ky duel ka pasur një parashikues. Luanesha e kopshtit zoologjik të Londrës, Arja ka zgjedhur kombëtaren e “Tre Luanëve” si fituese të Europianin që po mbahet në tokën angleze.

Gjashtëvjeçares iu dha mundësia për të zgjedhur mes dy kutive të mbyllura të mbushura me mish, e ku jashtë saj ishin pikturuar flamuri anglez dhe tek tjera ai gjerman.

Pa asnjë konfuzion, luanesha zgjodhi kutinë që mbante flamurin anglez, që sipas saj do dalë triumfatore nga përballja me Pancerat. Anglia niset si favorite për të fituar trofeun Europian, pas ecurinë fantastike kohët e fundit, ku ka arritur të fitojë 11 ndeshje radhazi.

Ndërkaq, në krahun tjetër gjendet Gjermania, që në historinë e saj e ka fituar 8 herë kompeticionin europian.

Klan News