Britania e Madhe ka ende masa shtrënguese për hyrjet nga shumë vende për shkak të Covid-19 që duhet të bëjnë 10 ditë karantinë. Kjo sipas mediave vendase ka hapur diskutimin për një zhvendosje të mundshme të finales nga stadiumi Wembley diku tjetër, nëse nuk bëhen disa lëshime.

UEFA është në bisedime me Qeverinë Britanike që të tolerojë ata të cilët do të ndjekin ndeshjen, duke kryer vetëm një test dhe lëvizjet e tyre të jenë nga hoteli në stadium.

Shqetësim është për 2500 spektatorët VIP, ku përfshihen drejtues të federatave anëtare, ata të FIFA-s, sponsorë dhe gazetarë. Zyrtarë të UEFA-s kanë besim se do të ketë një arritje marrëveshje, por nëse kjo nuk ndodh është gati plani rezervë.

Finalja të luhet në Budapest, ku masat janë më të lehta dhe stadiumi është i hapur me kapacitet të plotë, 68 mijë vende të Puskas Arena.

Tv Klan