Finalja e Kupës së Mbretit, mes Barcelonës dhe Real Madrid, do të luhet më 26 Prill, duke nisur nga ora 22:00, në “Estadio de La Cartuja”.

Kjo është konfirmuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, në një njoftim të bërë publik këtë të Shtunë.

Barcelona dhe Real Madrid do të kërkojnë me çdo kusht triumfin në finale, që përkthehet edhe me fitimin e trofeut.

Kjo është finalja e dytë për këtë sezon mes dy ekipeve, pas asaj në Superkupë, ku fitimtare doli Barcelona.

Vlen të përmendet, se dy ekipet duelojnë mes tyre edhe në kampionat për titullin e La Ligës, ku katalanasit kryesojnë.

/tvklan.al