Brdaric: Speciale ta mbyllim sezonin me trofe, Memelli: Do bëjmë gjithçka

Pasi dështoi për të fituar titullin e Superligës, Vllaznia do tentojë ta mbyllë me trofe sezonin futbollistik. Shkodranët sfidojnë Skënderbeun në finalen e Kupës së Shqipërisë që do luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00 të së Hënës.

Fitimi i Kupës është i rëndësishëm, është speciale ta mbyllësh sezonin me trofe. Jemi të bindur për ta fituar këtë ndeshje. Duhet ta marrim Skënderbeun shumë seriozisht, ata kanë patur paraqitje të mira këtë sezon”, tha Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë.

Për Skënderbeun do të ishte mbyllja perfekte e një sezoni të vështirë, pasi rrezikoi rënien një kategori më poshtë.

Duhet të pështysh gjak që të na mposhtësh neve. Kjo është një bindje e thellë në koshiencën tonë, edhe tek lojtarët, edhe te klubi. Nuk jemi aq të lehtë sa mund të na mendojnë. Jemi skuadër e fortë, kompakte dhe me bindjen për të shkuar për të bërë mirë në finale”, u shpreh trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli.

Finalja e Kupës së Shqipërisë do t’i japë fund sezonit futbollistik në vend.

Klan News