Policia: Nuk do lejohen grumbullime as jashtë stadiumit

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës do të luhet sot në orën 20:00 në stadiumin Air Albania.

Ajo është parashikuar të mbahet pa praninë e tifozëve edhe pse federata i kërkoi autoriteteve që të luhej me një numër të kufizuar publiku pas portës.

Por policia lajmëroi se nuk do të lejohen grumbullime as përqark stadiumit, ndërsa qarkullimi do të mbyllet prej orës 17:30 si masë parandaluese ndaj Covid-19.

Kupa e Shqipërisë do të mbyllë sezonin e futbollit në vend. Kjo do të jetë hera e katërt që Tirana dhe Teuta përballen për këtë trofe.

Tv Klan