Finalja e Libertadores do të luhet në Peru

Posta

Finalja e Libertadores do të luhet në Peru

18:10 06/11/2019

Protestat në Kili kushtëzuan ndryshimin

Problemet me sigurinë bëhen sërish pengesë për finalen e Kupës Libertadores. Nëse vitin e kaluar, sfida e dytë u transferua në Madrid, për shkak të incidenteve të shkaktuara para takimit River Plate – Boca Juniors, protestat në Kili e bëjnë të pamundur zhvillimin aty.

Konfederata Amerikanojugore e Futbollit vendosi ta zhvillojë në Peru. Ndeshja me kampionët në fuqi River Plate dhe Flamengo do të luhet më 23 nëntor në Lima.

Kësaj here trofeu do të dorëzohet vetëm me një finale, në dallim nga sezonet e kaluara. Skuadra argjentinase synon që të marrë për herë të pestë, Kupën Libertadores, ndërsa ajo braziliane për herë të dytë.

Fituesi do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në dhjetor në Katar.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT