Tottenhami do të kërkojë që t’i japë fund mungesës së trofeve në finalen e Ligës së Europës kundër Manchester United në Bilbao.
Titulli i fundit europian u fitua në vitin 1984, kur mundën Anderlechtin me penallti dhe ngritën Kupën UEFA.
Pas dyzet vitesh, ku janë ndëruar trajnerë të shumtë, tekniku aktual Enxh Postecoglou përballet me një ndeshje që mund të jetë e fundit e tij me klubin. Ky ka qenë sezoni më i keq në historinë e Premier Ligës për Spërs me 21 humbje.
Ekipi është në vend të 17 në Premier Lige dhe ka shmangur humbjen, por paraqitjet negative kanë sjellë pakënqësi të mëdha te tifozët. I pyetur për të ardhmen, australiani tha se ndiente se puna e tij ende nuk kishte përfunduar te Spurs.
“Nëse fitjomë, kualifikohemi në Ligën e Kampioneve! Ka rëndësi të madhe për një klub kjo! Do të luajmë ndaj më të mirëve të kontinentit. Por klubi ka qenë në Ligën e Kampioneve edhe më parë, ndërsa prej një kohe të gjatë nuk ka fituar një trofe! Kështu që kjo, është gjëja më e rëndësishme!”
Ndërsa qendërmbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire është optimist përpara finales, pavarësisht performancës së dobët të klubit në Premier League. Lojtari falenderoi tifozët për mbështetjen, pavarësisht vështirësive dhe tha se ata e meritojnë një fitore.
Përfitimi për kualifikimin në Ligën e Kampioneve vlerësohet nga drejtuesit e “Djajve të kuq” mbi 100 mln euro, ku përfshihen të ardhurat komerçiale, ato nga të drejtat televizive dhe shitjet e biletave. Për të dyja ekipet, fitimi i trofeut shikohet si shpëtimi i sezonit.
Klan News