Kroacia dhe Spanja do të përballen në finalen e Ligës së Kombeve të dielën në Roterdam.

Përfaqësuesja kroate arriti për herë të parë në epilogun e këtij turneu, ndërsa ajo spanjolle në të dytin radhazi, pasi humbi sezonin e kaluar me Francën. Dëshira për të ngritur trofeun është e madhe mbi të gjitha për skuadrën ballkanase që ende nuk ka triumfuar në një turne madhor.

“Vendi i parë është një arritje e madhe. Nuk mund të kemi më shumë motivim se kaq. Kemi harxhuar shumë energji, por do të përpiqemi të gjejmë forca. Kemi treguar se kemi cilësi dhe karakter”, thotë trajneri i Kroacisë.

“E dimë që Kroacia është një skuadër e nivelit të artë me cilësi teknike dhe lojtarë me përvojë. Nuk kemi shumë kohë për të pushuar, por jemi të motivuar dhe jam i sigurtë që do të luajmë një futboll të nivelit të lartë”, shprehet trajneri i Spanjës.

Në turnetë zyrtarë janë përballur në Kampionatin Europian dhe në Ligën e Kombeve, ku Spanja ka 3 fitore, ndërsa Kroacia 2.

Tv Klan