Spanja do të jetë kundërshtarja e Kroacisë në finalen e Ligës së Kombeve që do të luhet të dielën në Roterdam.

Përfaqësuesja iberike mundi me rezultatin 2 – 1 Italinë mbrëmjen e së enjtes ku vendimtar ishte goli Joselu në minutat e fundit.

Spanja kështu ka mundësinë edhe një herë të fitojë trofeun e Ligës së Kombeve, pasi sezonin e kaluar humbi në finale me Francën.

Luis De La Fuente: Natyrisht jam shumë i lumtur se do të luajmë një finale ndaj një kundërshtari të fortë si Kroacia. Moralisht ekipi është shumë mirë.

Roberto Mancini: Spanja e meritoi fitoren. Në pjesën e parë ishim në lojë, në të dytën më pak. Ndoshta duhet ta luanim ndryshe.

Kroacia arriti në finale, pasi mundi të mërkurën 4 – 2 Holandën pas 120 minutave lojë. Përfaqësuesja ballkanase është vendosur të marrë një trofe, pasi i është afruar disa herë më parë Kupës së Botës.

Tv Klan