Përfundoi në barazim 2 – 2 finalja e parë e Kupës Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate. Derbi argjentinas që u zhvillua të dielën në mitikun Bonbonera të Buenos Airesit ishte një sfidë e luftuar deri në fund.

Ky rezultat i jep më tepër shanse River Plate në takimin e kthimit që do të luhet më 24 nëntor po në Buenos Aires, por në stadiumin Monumental.

Aty do të dorëzohet edhe trofeu i Kupës Libertadores, turneu më i rëndësishëm për klubet e Amerikës së Jugut.

Tv Klan