Guardiola kërkon trofeun e tretë të Champions

Manchester City do të luajë finalen e parë të Champions League. Skuadra angleze fitoi takimin kthimit me Paris Saint Germain, por me rezultatin 2-0, ndërsa e para u mbyll me suksesin 2-1 të City. Një arritje personale për Pep Guardiola që e ka fituar 2 herë më parë këtë trofe me Barcelona në 2009 dhe 2011.

“Nuk të kërkoj më shumë në karrierën time. Kam qenë pjesë e klubeve të mëdha me lojtarë të jashtëzakonshëm. Kjo ndoshta është finalja më e veçantë, ky moment do të mbetet përgjithmonë”.

Mahrez ishte lojtari kyç i takimit me 2 golat e realizuar dhe më të lehtë ia bëri ndëshkimi me karton të kuq i Di Maria në minutën e 69’. Mediat angleze i shikojnë lojtarët dhe trajnerin Guardiola si heronj që sollën lavdinë në historinë 127-vjeçare të klubit. Finalisti tjetër do të dalë sot nga takimi Chelsea-Real Madrid. Sfida e parë u mbyll në barazim 1-1. Përballja për trofeun do të luhet më 29 maj në Stamboll.

Tv Klan