UEFA vendos mos ta zhvendosë finalen në Stamboll

Finalja e Superkupës së Evropës Chelsea-Villareal do të luhet në Belfast më 11 gusht në stadiumin kombëtar “Windsor Park”. UEFA vendosi që të mos ta zhvendoste këtë event në Stamboll.

Në Turqi prisnin që kjo finale të luhej në metropolin turk, pas vendimit për ta çuar finalen e Ligës së Kampioneve në Porto të Portugalisë. Madje pritshmëritë janë që edhe finalja e Ligës së Kampioneve në vitin 2023 të luhet në Stamboll.

Zhgënjimi ka qenë i madh në Turqi, pasi si në vitin 2020, ashtu edhe në vitin 2021, finalet e Champions Ligës nuk u lejuan të luheshin në Stambolli për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus.

Në javët e fundit, irlandezo-veriorët shpresonin shumë që eventin ta organizonin ata dhe konfirmimi nga UEFA i ka lumturuar së tepërmi.

Çelsi fitoi Ligën e Kampioneve pasi mposhti Mançester Sitin, ndërsa  Villareali triumfoi në Ligën e Evropës pasi mundi me penallti Manchester United. Sipas “SkySports”,  UEFA mori vendimin përfundimtar pasi u shpall fituesi i Ligës së Evropës.

Nëse “Djajtë e kuq” do të mundin “nëndetësen e verdhë” duke krijuar një përballje më të fortë, atëherë kishte shumë të ngjarë që qyteti pritës do të ishte ndryshuar.

Klan News