Finalja e Superkupës së Shqipërisë


Finalja e Superkupës së Shqipërisë

21:17 30/08/2020

Egbo: Tirana luan ndaj Teutës jo për hakmarrje, por për të fituar

Sezoni i ri futbollistik do të nisë me Superkupën e Shqipërisë. Tirana dhe Teuta do të luajnë mbrëmjen e së hënës në Elbasan për këtë trofe. Edhe pse durrsakët ia morën kupën bardhebluve, trajneri Emanuel Egbo nuk e shikon si një hakmarrje.

“Për të fituar do të futemi në fushë, është thjesht një ndeshje. Për hakmarrje dhe gjëra të tjera nuk na hyjnë në punë. Do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin për të fituar”.

Në përballjet e mëparshme në Superkupë, Tirana ia ka dalë të mundë 3 herë Teutën.

Këtë sezon të dy ekipet po ecin mirë në kupat e Europës, një shenjë që pritet spektakël në përballjen që do ta ndiqni direkt në Klan Plus në një transmetim direkt në orën 20:00 të së hënës.

Një mundësi për të gjithë tifozët të cilët nuk kanë mundësi të jenë në ‘Elbasan Arena’ për shkak të masave anti Covid-19.

Tv Klan



Të ngjashme