Vllaznia dhe Egnatia përballen mes tyre, në finalen e madhe të titullit kampion në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Pak para fillimit të ndeshjes në kryeqytet, kishte një spektakël fishekzjarrësh, për ta bërë edhe më të bukur si sfidë.
Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.
Të dyja ekipet kanë treguar se mund të fitojnë ndaj njëra-tjetrës dhe finalja e së hënës pritet të jetë një ndeshje e fortë, ku detajet do të bëjnë diferencën.
/tvklan.al