Moska: Kërcënim për sigurinë e Rusisë
Rrethit të flamujve të vendeve anëtare të NATO-s i është shtuar të martën edhe ai i Finlandës. Vendi skandinav bëhet kështu anëtari i 31-të i Aleancës Ushtarake Veri-Atlantike.
Në ceremoninë e organizuar në selinë e NATO-s në Bruksel që përkon me 74-vjetorin e themelimit të Aleancës, krahas Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ishte edhe presidenti finlandez Sauli Ninisto si dhe sekretari i shtetit Entoni Blinken.
Jens Stoltenberg: Sot është një ditë historike, pasi mirëpresim Finlandën si vendin anëtar të 31 të Aleancës tonë. Ky ka qënë procesi më i shpejtë i anëtarsimit të një vendi në historinë moderne të NATO-s.
Ndërsa presidenti finlandez tha se anëtarësimi në aleancë forcon pozitat e Finlandës.
Saul Niinisto: Epoka e mosangazhimit ushtarak në historinë tonë ka marrë fund dhe tashmë fillon një fazë e re. Çdo vend i jep rëndësi mbrojtjes së vet dhe po ashtu edhe Finlanda.
Lidhur me këtë ngjarje, reagoi edhe zëdhënësi i Kremlini Dimitri Peskov, i cili tha se Zgjerimi i NATO-s është një kërcënim për sigurinë e Rusisë dhe interesat e saj kombëtare, duke paralajmëruar se Moska do të marrë kundërmasa.
Ngjarja shënon fundin e një epoke të mos-angazhimit ushtarak për Finlandën. Stokholmi dhe Helsinki aplikuan së bashku vitin e kaluar për t’u bashkuar me NATO-n, por aplikimi i Suedisë është penguar nga Turqia dhe Hungaria.
Tv Klan