Fiqiriu, një telefonues nga Vlora ankohet në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan për bashkëshorten e tij. Ai thotë se ishte shumë më i lumtur para martesës sepse pas saj i duhet të bëjë të gjitha punët e shtëpisë. Telefonuesi shpreh një mërzitje shumë të madhe dhe pendesë për martesën e tij.

Fiqir: Ça martese, na është nxirë jeta o burrë, laj, shpëlaj!

Aldo: Kush laj e shpëlaj, ti laj e shpëlaj?

Fiqir: Po unë, pse kush do t’i lajë?

Aldo: Ti je i martuar besoj apo jo?

Fiqir: Po i martuar prandaj po them, isha më mirë beqar, i lante plaka.

Aldo: Po kur ishe beqar nuk laje dhe shpëlaje.

Fiqir: Jo more, i lante plaka.

Aldo: Po tani i keni ndarë vetë detyrat kështu apo ka qëlluar bashkëshortja?

Fiqir: Po ka qëlluar i laj unë enë e rroba.

Aldo: I lan se i lan më mirë apo…

Fiqir: Po s’i lan dot ajo, nuk di të lajë.

Aldo: Nuk di të lajë?!

Fiqir: Nuk di të lajë, të bëjë një copë gjellë, na helmoi.

Aldo: Qenke mërzitur.

Fiqir: Jam mërzitur, jam bërë vrer, më ka ikur zëri, vdiqa.

Aldo: Po sa vite martesë ke?

Fiqir: 5 vjet.

Aldo: Jeni marrë me dashuri apo ec aty?

Fiqir: Me dashuri se kush e merrte atë me shkesë.

Aldo: Pse kaq keq ishte?

Fiqir: Unë po të them m’u nxi jeta, nga kalamajtë e mbaj vetëm./tvklan.al