ambulanzaNjë 34-vjeçar shqiptar u gjet në një kosh mbeturinash në Firence të Italisë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Mësohet se shqiptari ka qenë këmbë e duar i lidhur, në pamundësi për të dalë nga koshi. Emigranti shqiptar është gjetur nga këmbësorë të rastit.

Policia italiane po heton për ngjarjen dhe personat që e kanë lidhur shqiptarin.

TV KLAN