Në qendrën e zhvillimit “Pëllumbat” ku realizohet aftësimi mendor e fizik i 31 fëmijëve, kushtet për edukimin e tyre kanë qënë të pamjaftueshme. Vështirësitë financiare për plotësimin e bazave materiale dhe didaktike, e kanë shndërruar pothuajse të parealizueshëm filozofinë e saj aftësuese.

Për ti ardhur në ndihmë kësaj qendre dhe fëmijëve që jetojnë aty, firma e njohur “Deka” ka dhuruar 6 kaloriferë dhe një makinë larëse. Humanizmi i kompanisë “Deka” është gjithashtu një mesazh për fondacionet apo kompanitë e tjera që në kushtet e një shteti të varfër, të ndihmojnë këta fëmijë, ndihmë e cila do të ndihmojë në integrimin e tyre në shoqëri./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj