Firma e njohur e modës do të prodhojë dezinfektantë


Firma e njohur e modës do të prodhojë dezinfektantë

15:21 16/03/2020

Gjigandi i modës në Francë, Bernard Arnault së fundmi është shprehur se do të prodhojë dhe shpërndajë dezifektues tek autoritetet shëndetësore franceze falas, në mënyrë që të luftojë përhapjen e koronavirusit, ose COVID-19.

Duke pasur parasysh rrezikun e mungesës së xhelit hidroalkoolik në Francë, Bernard Arnault ka udhëzuar biznesin e parfumeve dhe kozmetikës “LVMH”, që të përgatisë prodhimin e një sasie të konsiderueshme të xhelit alkoolik, që do t’u jepet autoriteteve publike,” deklaroi kompania.

Duke filluar nga dita e sotme, të gjitha pajisjet e prodhimit të markave të parfumeve dhe kozmetikës së grupit, përfshirë “Christian Dior”, “Guerlain” dhe “Parfums Givenchy”, do të prodhojnë dhe shpërndajnë shishe dezinfektantësh duarsh, që do të dorëzohen falas në Francë./tvklan.al



Të ngjashme