Delegatët e 5 degëve të PD-së lexojnë emrat

Delegatët e Mirditës, Lezhës, Tropojës, Kukësit e Hasit kanë bërë transparencën e firmëtarëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Për Kuvendin Kombëtar të ditës së shtunë kanë firmosur 4200 delegatë, nga 7500 në total, që ka forumi më i lartë drejtues i PD. Detyrimi statutor parashikon që me firmat e 1800 delegatëve mund të thirret mbledhja e Kuvendit Kombëtar.

Ish-Kryeministri Sali Berisha që inicioi këtë lëvizjes e cilëson Kuvendin e 11 Dhjetorit si Kuvendin e rithemelimit të PD, ndërsa ka lajmëruar se ky forum do të shkarkojë kryetarin aktual, Lulzim Basha, si dhe të gjithë ata që janë emëruar në strukturat drejtuese prej tij, duke mos iu nënshtruar vullnetit të shprehur me votë nga forumet.

Tv Klan