Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit midis ministrisë tonë të Arsimit dhe asaj të Kosovës. Firmën në të e ka hedhur Ministri i Arsimit Et’hem Ruka, si edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Mikael Daksner dhe Naim Rustemaj. Kjo marrëveshje, e cila është cilësuar si mjaft e rëndësishme, do të jetë kryesisht në fushën e arsimit 8-vjeçar, të mesëm dhe profesional.

Gjatë konferencës për shtyp ministri i Arsimit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pyetjeve tona për përmbytjen e fakultetit Ekonomik dhe mbipopullimit të shkollës në Kamëz, ai iu përgjigj.

Et’hem Ruka, Ministri i Arsimit:- “Unë nuk mund t’iu përgjigjem, konferenca e shtypit është për bashkëpunimin me Kosovën. Për Kamzën dhe për shumë shkolla të Shqipërisë, probleme të cilat janë nga tranzicioni dhe zhvendosjet demografike, janë probleme të cilat ne i kemi vënë në kuadrin e strategjisë për të bërë shkolla rajonale në zona të thella”./tvklan.al