Rama: Efekti spektakolar në turizëm

Kjo firmë finalizoi gati 3 vjet negociata për projektin e Portit të ri të turisik të Durrësit. Në nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit, Kryeministri Rama u ndal te efekti që ky projekt do të ketë në turizmin shqiptar.

Edi Rama: Kontrata do të jetë përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë spekuluar e nuk kanë lënë gjë pa thënë për këtë projekt që është një nga projektet që do të ndryshojë jo Durrësin, por Shqipërinë përgjithmonë.

Përveç punësimit të 12 mijë personave ky projekt sipas Kryeministrit Rama do të ketë efekt jo vetëm tek Durrës, por për të gjithë imazhin e vendit në Europë.

“Do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare të plazhit të Durrësit ku ne me Anin po punojmë një projekt që do të bëjë zgjerimin e sipërfaqes së rërës, do të bëjë ndërtimin e një Lungomareje të re e kështu me radhë. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria turistike në botë. Efekti domino i portit turistik do të jetë spektakolar.

Ndërsa investitori Mohamed Alabar vlerësoi nismat që po ndërmerr Shqiëperia për të nxitur ekonominë. 

“Ne do të krijojmë diçka që njerëzit kur të vijnë, do të duan të mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj. Do ta marrim mendjet më të mira që të krijojmë një jetë të bukur. Mendoj që motori ekonomik shqiptar ia vlen. Shifrat janë shumë të larta të turizmit. Ju premtoj se nuk do ju zhgënjej kurrë, por kur të bëj gabim do ju kërkoj falje”.

Ndërsa Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku shpjegoi she vendosja e Portit ekzistues në Porto Romano është e studiuar. 

Hapat final të ndërtimit të projektit, që ka edhe 2 elementë të rëndësishëm lidhjen me një hekurudhë të Portit të Thatë në Prishtinë, dhe një pjesë fundore të portit që do i dedikohet operacioneve militare nën ombrellën e NATO-së, projekt që e kemi prezantuar në zyrën e NATO në Bruksel.”

Projekti “Durrës, Yahts dhe Marina” është një investim prej 2 milIardë dollarë. Ai përfshin një port jahtesh dhe një seri hotelesh, baresh restorantesh, kinema dhe rezidencash.

Tv Klan