Prej një muaji nga nisja e shpërndarjes së fishave të diabetit falas, kanë përfituar mbi 20 mijë persona mbi 65 vjeç.
Mjekët e familjes shprehen se pacientët e konsiderojnë si një ndihmë të madhe marrjen e fishave falas.
Specialistët theksojnë se pa kodin rimbursues nuk mund të përfitohen fishat, ndaj qytetarët duhet t’i drejtohen mjekut të familjes.
Në vendin tonë numri i pacientëve me diabet u shtua pas pandemisë, tek disa persona ky problem u shfaq për herë të pare, ndërsa tek të tjerë gjendja agravoi.
Klan News