Fiskalizimi shtyhet me 1 Prill

Fiskalizimi shtyhet me 1 Prill

15:54 24/10/2019

Denaj: Nga Janari deri në Mars periudhë tranzitore

Procesi i implementimit të faturës elektronike, e cila do të detyrojë çdo biznes që përmes këtij sistemi të raportojë shitjet në kohë reale do të shtyhet për të hyrë në fuqi më 1 Prill të vitit të ardhshëm dhe jo në Janar siç ishte parashikuar në projektligj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha se kjo periudhë do të konsiderohet si tranzitore, ku bizneset do ta përdorin sistemin, por nëse do të ketë vështirësi apo gabime nuk do të ndëshkohen.

Anila Denaj tha se javën e ardhshëm ministria do të dërgojë në Këshillin e Ministrave buxhetin 2020, i cili do të reflektojë ngadalësimin e rritjes ekonomike në kahun e të ardhurave, por do të mbështetë më shumë se çdo vit arsimin dhe shëndetësinë.

Lidhur me financimin e rrugës Kardhiq – Delvinë, kreu i financave tha se financimi i planifikuar është i lartë, ndërsa ende nuk është vendosur nëse do të jepet buxhet për Aeroportin e Vlorës.

Kërkesën e Komisionit të Ekonomisë për dhënien e shpërblimit në fundvit për pensionistët dhe familjet në nevojë, ministria ende nuk i është përgjigjur me një draft për alokimin e fondeve në buxhet, por nuk i preu shpresat për dhënien e këtyre bonuseve.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi