Fiskalizimi, Tatimet: Dokumentet e vlefshme deri në 31 Gusht


Fiskalizimi, Tatimet: Dokumentet e vlefshme deri në 31 Gusht

11:57 14/07/2021

Në 1 Shtator, faza e tretë e procesit për pagesat me para në dorë

Në 1 Korrik nisi faza e dytë e fiskalizimit për transaksionet mes bizneseve. Për shkak të problemeve pasi një pjesë e subjekteve po mbanin ende sistemin e vjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në 31 Gusht 2021.

Tërheqja e këtij dokumentacioni nga tatimpaguesit pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistruar, do të mund të kryhet deri në 15 Gusht.

Në njoftim, tatimet nxisin bizneset që kryejnë transaksione pa para në dorë kundrejt bizneseve të tjera të kryejnë menjëherë procedurat për tu fiskalizuar.

Gjithashtu tatimet bëjnë me dije se do të vijojnë të njihen rastet kur zbatimi i procesit i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavarura nga tatimpaguesit.

Në 1 shtator pritet të nisë zbatimi i fazës së tretë së fiskalizimit për transaksionet në kesh mes bizneseve dhe konsumatorëve.

Tv Klan







Të ngjashme