40-vjeçari Floyd Mayweather, është një nga boksierët më të mirë në botë me 49 fitore dhe asnjë humbje. I tërhequr nga boksi, ai u josh për tu rikthyer në ring për tu ndeshur me irlandezin Conor McGregor një sportist i Mixed Martial Arts, por që nuk është ndeshur asnjëherë si boksier profesionist. Të dy mbajtën një tur mbarëbotëror konferencash shtypi për të promovuar ndeshjen e tyre. por në fakt kjo u shërbeu për të grumbulluar të ardhura nga sponsorët. Rezulton se deri tani nuk ka biznesmen më të mirë në botë se sa Floyd Mayweather.

Teksa parashikohet që të fitimi nga kjo ndeshje të arrijë rreth 700 milionë dollarë, ndarja mes dy boksierëve do të jetë 75 me 25% për amerikanin.

Ky i fundit vetëm nga sponsorët që do të ketë në veshjet e ringut pritet të përfitojë rreth 25 milionë dollarë.

1 milion dollarë për logot e sponsorëve që do të vendosen ne pelerinë, 1 milion për këpucët, 1 milionë për mbathjet që do të përdorë gjatë peshimit, 1 për kapelen që do të vendosë nëse arrin të fitojë. 5 milionë për logot që do të vendosen në ring dhe 15 milionë për logot që do të vendosen në pantallonat e shkurtra me të cilat do të boksojë gjatë ndeshjes.

Një kompani bastesh ka paguar 2.2 milionë dollarë që të vendoset logoja në jastëkun që do ti vendoset pas kokës në pushim të raundeve.

Mayweather njihej në botën e boksit me nofkën Pretty Boy, por tashme nickname i tij do të jetë Money. Por pasi ndeshja të shihet me pagesë në televizione në mbarë botën, amerikani Meyqwather mendohet se do të fitojë më shumë se 400 milionë dollarë ndërsa McGregor rreth 150 milionë

Përballja e tyre do të mbahet në T-mobile arena në Las Vegas, dhe pritet të nisë në orën 1 të natës duke u gdhirë dita e hënë 27 gusht.

Tv Klan