Lionel Messi shtoi edhe një Top të Artë në koleksionin e tij duke i çuar në 7.

Gjatë ceremonisë së Topit të Artë, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte momenti teksa familja po pozonin për foto, një drejtor i France Football i kërkoi bashkëshortes dhe djemve të largohen në mënyrë që fotografët të kishin në fokusin e kamerave të tyre vetëm Messi-n.

Por, superylli i futbollit refuzoi dhe i kërkoi bashkëshortes së tij të kthehet dhe të qëndrojë në krah të tij. Një gjest ky që u bë mjaft viral, ku Messi u përgëzua për vlerësimin publik që i bëri Antonela-s.

Sjellim në vëmendje se Messi deklaroi pas dorëzimit të trofeut individual më të rëndësishëm për një futbollist në botë se këtë vlerësim e meritonte edhe Lewandowski. Argjentinasi tha se ndikoi triumfi në Kupën e Amerikës. Të shumtë ishin të mendimit që e meritonte sulmuesi polak i Bayern Munchen për atë që tregoi në fushë vitin e kaluar dhe këtë vit./tvklan.al