Atletico Madrid regjistroi fitorja e shtatë radhazi në La Liga. “Los Colchoneros” triumfuan 2-0 ndaj Levante në transfertë, në duelin e javës së 11-të.

Grimaldo zhbllokoi takimin në minutën e 36-të, pasi më herët ishte anuluar një gol i Hjulmand në minutën e 16-të.

Fitoren e vulosi Giuliano Simeone në minutën e 62-të, pas një asisti të marrë nga Baena.

Me këtë sukses, Atletico ngjitet në krye me 28 pikë, një më shumë se Barcelona, që në këtë raund do të luajë ndaj Alavesit.

Levante mban vendin e 16-të me 10 pikë të grumbulluara në 11 javë.

/tvklan.al