Një çift që ka fituar në lotari një vlerë prej thuajse 15 milion stërlinash e ka fshehur biletën e tyre fituese për dy javë, ndërsa ishin me pushime dhe më pas ata shkuan të kërkonin paratë.

Alison dhe John Doherty, nga Elderslie në Renfrewshire Britani fituan në lotari, por ndërkohë që kishin prenotuar dhe pushimet e tyre në Florida.

Ata vendosën që të fshihnin bitetën e tyre në shtëpi dhe të vijonin udhëtimin duke lënë pas në 15 milion stërlina.

“Pasi pamë që bileta jonë ishte fituese e një shumë të pabesueshme, ishim në qiell të 7-të. Por kishim programuar një udhëtim  dhe kishin frikë që të merrnin me vete biletën e çmuar, kështu që vendosëm që  ta fshehim atë në shtëpi.

E vendosa atë në brendësi të një ambazhuri që kisha në dhomën e gjumit, ndërsa bërë një fotokopje të të saj dhe e vendosa brenda një kutie ku burri mbante këpucët e tij, kjo për

ç

do rast”.

Një ndër dëshirat e tyre tashmë që ata janë të pasur, është që të shikojnë çmimin e madh në Formula 1 dhe të blejnë një shtëpi./tvklan.al