Lionel Messi lë sërish shenjë në fitoren e radhës të Barcelonës në La Liga. Katalanasit fituan 2-0 ndaj Atletic Bilbao në ‘Camp Nou’ falë një goli të shpejtë të Paco që në minutën e 8-të të takimit. Rezultati u dyfishua nga argjentinasi në të 30-tën me një goditje nga jashtë zonës. Barcelona hedh një tjetër hap drejt titullit pasi e sheh veten të shkëputur 11 pikë nga ndjekësit e Atletiko Madridit që ka një ndeshje më pak.

Në Bundesligën gjermane Borusia e Dortmundit përforcoi pozitat në vendin e tretë pas fitores minimale 1-0 ndaj Hanoverit që është futur në krizë kohet e fundit. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bashtyai në minutën e 24-t. Sfida e radhës për Dortmundin është me Bajernin e shkëputur në krye të renditjes.

Paris Sanit Germain shënon një tjetër fitore në Ligën 1 franceze. 2-1 përfundoi përballja në fushën e Nice e cila e pa veten në avantazh që në minutën e 17-të. Përmbysja e parizienëve erdhi fillimisht nga Di Maria 4 minuta më pas dhe Dani Alves që realizoi në fund të takimit. Parisi e sheh vetën të shkëputur në krye të klasifikimit me 17 pikë më shumë se Monako në vendin e dytë.

Tv Klan