Mbreti i Arabisë Saudite ka lëshuar një dekret, me anë të të cilit gratë tani e tutje lejohen të ngasin makinën.

Mbreti Salman ka hedhur poshtë një politikë të gjatë që është bërë një simbol i fuqishëm i shtypjes së grave.

Kjo risi është publikuar në televizion por nuk do të vihet në zbati menjëherë.

Kjo lëvizje u njoftua në televizion gjithashtu edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, me dekretin mbretëror që detyronte krijimin e një organi ministror për të dhënë këshilla mbi praktikat e urdhërit brenda 30 ditëve dhe zbatimin e plotë të urdhërit deri në qershor 2018.

Arabia Saudite është e sunduar nga ligji i Sheriatit, me klerikë dhe zyrtarë që shprehin justifikime të ndryshme për gratë që nuk janë në gjendje të ngasin makinën, duke përfshirë faktin që nuk është e pranueshme as nga kultura , ata nuk kanë “intelekt” dhe se shoferët meshkuj nuk do të dinin se si të silleshin pranë një shofer femër.

/tvklan.al