
Fitojnë Leverkusen dhe Liverpool
Në sfidat e para në Ligën e Europës edhe Roma, Atalanta dhe West Ham e nisin me triumfe
Bajer Leverkuzen fitoi me poker në shtëpi kundër suedezëve të Haken në takimin e Grupit H në Ligën e Europës.
Në “BayArena” shënuan Virtz, Adli, Boniface dhe Hofman.
Titullar e nisi Granit Xhaka që dha edhe asistin e golit të dytë.
Në sfidën tjetër të grupit, Karabak mundi Molde minimalisht në Baku.
Liverpul fitoi në transfertë kundër Lask me rezultatin 3-1. Për austriakët shënoi Fleker, ndërsa “të kuqtë’ përmbysën rezultatin me Nunjez, Diaz dhe Salah.
Ndërsa Union St Gilo barazoi 1-1 me Tuluzën.
Edhe Roma e nisi me fitore garën në Ligën e Europës, duke mundur 2-1 Sherif Tiraspol.
Edhe Atalanta e Gjimshiti mori tri pikët duke mundur polakët e Rakovit me mbrojtësin kuqezi që luajti titullar.
Po në Grupin D, Sportingu mundi Sturm Graz 2-1.
Fitore në këtë kompeticon morën edhe Uest Hem, Rejnxhërs e Sparta e Pragës, ndërsa Olimpiakos dhe Braiton u mposhtën.
Klan News