Real merr suksesin e parë në transfertë

Liverpooli ia doli të largohet me pikë të plota nga transferta ndaj Southampton, ku triumfoi me rezultatin 1-2.

Sadio Mane zhbllokoi sfidën në minutën shtesë të pjesës së parë, ndërsa në të 71-ën ishte Roberto Firminho që shënoi edhe golin e dytë për “The reds”.

Arsenali fitoi ndeshjen e dytë radhazi në kampionat. Kjo nuk ndodhte prej 10 vjetësh.

Ndryshe nga Barcelona që u mund në ndeshjen hapëse, Real Madrid nuk zhgënjeu jashtë fushe.

Karim Benzema, Toni Kros dhe Lukas Vaskes siguruan fitoren e parë të sezonit për Real Madrid.

Borussia Dortmund mundi me goleade Augsburgun. 5-1 fitoi Dortmundi duke treguar se edhe këtë sezon do të rivalizojë denjësisht me Bayern që ka 8 vite radhazi që nuk e lëshon nga dora titullin kampion.

Tv Klan