Partizani dhe Skënderbeu vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin. Të dy ekipet e kreut fituan ndeshjet e javës së 13. Partizani mundi Laçin me rezultatin 1 – 0. Jurgen Bardhi vendosi takimin duke shënuar në pjesën e dytë.

Me këtë fitore të kuqtë mbajnë kreun 2 pikë larg korçarëve. Sukses po 1 – 0 për Skënderbeun ndaj Flamurtarit. Devji Bregu realizoi në minutat e fundit, duke i dhënë 3 pikë me vlerë ekipit.

Ilir Daja u largua i mundur nga Korça ku arriti shumë suksese në të kaluarën. Tirana nuk po arrin të dalë nga kriza duke humbur edhe në Gjirokastër. Luftëtari fitoi me përmbysje 2 – 1 me bardheblutë që duket se e kanë të vështirë të prodhojnë rezultat.

Vetëm 2 pikë në 5 ndeshje qëkur erdhi Ardian Mema janë pak dhe kjo bën që trajneri të pranojë se do të diskutojë me drejtuesit për të ardhmen. Kastrioti u rikthye te fitorja pas shumë javësh pritje. Ekipi krutan mundi 3 – 0 Kamzën, duke marrë pikë të vlefshme.

Tv Klan