Messi vendos rekord në Champions, Mbappe shpërthen me triplete

Lionel Messi vendos rekorde, por Barcelona vijon të poshtërohet në këtë sezon tejet të vështirë. Sulmuesi argjentinas realizoi golin e vetëm në humbjen 4-1 që katalanasit morën në gjysmëfinalen e parë përballë Pari Së Zhërme, duke realizuar të paktën një gol në vitin e 17-të radhazi në këtë kompeticion.

Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke barazuar rekordin e mbajtur nga legjenda e Real Madrid, Raul Gonzalez. Goli i hapi udhë shpërthimit të Mbappe, që realizoi plot 3 herë për t’i dhënë fitoren francezëve. Rrjeta e Kin i jep avantazh komod Parisit në takimin e kthimit, që pritet të jetë thjeshtë formalitet. Pas takimit, trajneri i francezëve, Pochettino zbuloi edhe një bisedë mjaft interesante me Mbappe.

“Para ndeshjes, ai më pyeti sa herë kisha fituar në “CAMP NOU” “‘Një herë,” i thashë. Ai m’u përgjigj: “Nesër, ne do të fitojmë për herë të dytë”.

Fitore komode mori dhe Liverpool, në transfertën e Budapestit përballë gjermanëve të Lajpzig. Të kuqtë fituan 2-0 në një takim që u vendos në pjesën e dytë. Mohamed Salah kaloi anglezët në avantazh, ndërkohë që pak minuta më pas, Mane dyfishoi shifrat dhe i jep krahë Liverpool në ndeshjen e kthimit.

Fitorja i dha fund një serie prej tre humbjeve të njëpasnjëshme për kampionët e Premier League, dhe Klopp vlerësoi mentalitetin e lojtarëve të tij duke thënë se, “një fitore ndryshon shumë ambientin. Ne kemi bërë mirë edhe në humbje, duke luajtur një futboll spektakolar.

Takimet e kthimit luhen më 10 mars.

Klan News